Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë, dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre…
Dy vite pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona. Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, akuzohen për moskallëzim krimi dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Autorët e dyshuar ndodhen në ‘arrest shtëpie’ ndërsa 3 të tjerët ndodhen me masë ‘detyrim paraqitje’. Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrahjen brutale të Progës, bashkë me Denis Meçen. Proga është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe. Këto të...
Burimi:
sot.com.al