Pas deklaratave të deputetes për kërcënime/ Vjen reagim nga avokati i familjes Bajri

Pas deklaratave të deputetes për kërcënime/ Vjen reagim nga avokati i familjes Bajri

Avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj, ka ndarë mesditën e sotme një deklaratë, pas një statusi nga deputetja Marjana Koçeku, ku kjo e fundit pretendon se ka marrë kërcënime nga kjo familje. Sipas Tahirajt, bëhet fjalë për deklarata të pabazuara në prova dhe se është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj reputacionit të personave që ajo i referohet. Deklarata e plotë: Në lidhje me deklaratat e bëra publikisht nga deputetja Marjana Koçeku, të cilat përmendin klientët tanë dhe i referohen atyre me etiketime denigruese e paragjykuese, ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik se këto deklarata janë të pabazuara në prova dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit, reputacionit dhe të drejtave themelore të personave që ne përfaqësojmë. Në një shtet të së drejtës, askush nuk...