Pas 30 vitesh rikthehen semaforët në qytetin e Vlorës/ Tre dekada, ja kur pritet të përfundojë projekti

Pas 30 vitesh rikthehen semaforët në qytetin e Vlorës/ Tre dekada, ja kur pritet të përfundojë projekti

Pas më shumë se 30 vitesh, semaforët rikthehen në qytetin e Vlorës. Projekti ka nisur të zbatohet në disa nga akset më të rëndësishme, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të aksidenteve. Në total, parashikohet vendosja e rreth 40 strukturave semaforike në kryqëzime të ndryshme të qytetit, ndërsa projekti do të përfshijë 9 segmente rrugore. Punimet kanë nisur nga aksi “Transballkanike”, një nga rrugët më problematike dhe me qarkullimin më të dendur në Vlorë. Firma “Rafin”, e cila ka fituar të drejtën për realizimin e këtij investimi, ka nisur punën për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e semaforëve. Përveç “Transballkanikes”, semaforë do të vendosen edhe në rrugën “Ali Demi”, si dhe në segmentet që lidhin bulevardin me aksin “Transballkanike”,...