Partia e Lirisë denoncon rritjen e kostos së jetesës në Shqipëri: Çmimet kanë kaluar mesataren e BE-së

Partia e Lirisë denoncon rritjen e kostos së jetesës në Shqipëri: Çmimet kanë kaluar mesataren e BE-së

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, akuzoi sot qeverinë për dështim të politikave ekonomike, duke thënë se shqiptarët paguajnë ushqimet me çmime europiane, por me paga shumë më të ulëta. Deklarata e plotë “Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa pagat mbeten ndër më të ulëtat në Europë, ky është bilanci i dështimit të qeverisë. Shifrat e publikuara nga Eurostat dhe të referuara nga INSTAT tregojnë një realitet alarmant.Për herë të parë, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë kaluar mesataren e Bashkimit Europian, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm rreth 43% e mesatares së BE-së dhe konsumi individual rreth 48% e saj. Me fjalë të thjeshta, shqiptarët paguajnë ushqimin më shtrenjtë se europianët,...