“Parku Fotovoltaik i Karavastasë, një aferë korruptive”/ Bozdo: U favorizua kompania “Voltalia”, KESH miliona euro…

“Parku Fotovoltaik i Karavastasë, një aferë korruptive”/ Bozdo: U favorizua kompania “Voltalia”, KESH miliona euro…

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur akuza për mënyrën e zbatimit të kontratës për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, duke pretenduar se kompania Voltalia është favorizuar në kundërshtim me rregullat e garës, ligjin për sektorin e energjisë elektrike dhe parimet e konkurrencës. Në një deklaratë, Bozdo iu referua një emisioni investigativ, që sipas tij ka nxjerrë në pah problematika në sektorin e energjisë dhe përdorimin e fondeve publike. Sipas tij, gjithçka nisi në vitin 2020, kur gara për ndërtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik në Karavasta u fitua nga kompania Voltalia, në një proces ku morën pjesë edhe kompani të tjera. “Ky sukses në dukje, shpejt do të merrte formën e një mashtrimi. Sepse kjo kontratë, e bashkë me të edhe kushtet e garës,...