“Paralizohet” Meta! Bie Instagram dhe Facebook
Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat e Meta-s, pasi mijëra persona në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë përkohësisht të padisponueshme. Sipas raportimeve, problemi prek kryesisht përdoruesit që hyjnë në Facebook dhe Instagram përmes kompjuterëve, ku në ekran shfaqet një mesazh gabimi që i pengon të përdorin platformat. Mesazhi i shfaqur njofton se: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.” Ndërkohë, faqja që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, Downdetector, ka regjistruar mijëra raportime nga përdoruesit. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar mbi 5 mijë raste për Facebook dhe...
Burimi:
ntv.al