“Paraja e pistë, dhe euroja po deformojnë ekonominë”/ Teliti: Problematika, politizim i skajshëm i vendimmarrjes

“Paraja e pistë, dhe euroja po deformojnë ekonominë”/ Teliti: Problematika, politizim i skajshëm i vendimmarrjes

I ftuar në nje studio televizive, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti foli mbi ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, problematikat e funksionimit të këtij institucioni dhe ndikimin e politikave monetare në ekonominë shqiptare, ku u shpreh se përafrimi me legjislacionin europian nuk ka vlerë nëse ligjet nuk zbatohen në praktikë. Teliti ngriti shqetësime për mungesën e transparencës dhe pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se Këshilli Mbikëqyrës është politizuar, pasi të nëntë anëtarët aktualë janë propozuar dhe miratuar nga mazhoranca, pa një dakordësi me opozitën. Sipas tij, një institucion që duhet të jetë i pavarur nuk mund të funksionojë me një përfaqësim të njëanshëm politik. Duke u ndalur te ekonomia shqiptare, Teliti kritikoi dështimin e politikës së deeurizimit, duke thënë...