Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Në protestën e 46-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironike ndaj qeverisë. Një pankartë ironizonte kryeministrin me një figurë të tij si gjel, ku shkruhej: “Lloj i ri gjeli zbulohet në Shqipëri… Bukë nuk ka, spektakël ka plot.” Protestuesit kishin përgatitur edhe një listë me mesazhe në anglisht dhe shqip kundër atyre që ata i cilësojnë si probleme të vendit: “Jo korrupsionit, jo arrogancës, jo papërgjegjshmërisë, jo heshtjes, jo propagandës, jo varfërisë, jo vjedhjes, jo padrejtësisë, jo shtetit parti, jo shtetit të kapur.” Ndërsa po e njëjta pankartë përcillte edhe mesazhin: “Nuk hakmerremi. Nuk heshtim. Nuk dorëzohemi. Ne qëndrojmë. Populli nuk dorëzohet!” “46 ditë. Nuk është më një protestë. Është qëndresë.” dhe “Populli nuk dorëzohet. Nesër edhe më shumë” ishin disa...
Burimi:
gijotina.com