Pacolli ngre akuza pas rikthimit në kantier: Janë zhdukur pajisjet, SPAK të nisë hetimet
Mes përplasjeve dhe tensioneve, punonjësit e kompanisë MABCO dhe nënkontraktorët e saj arritën të futen këtë të hënë në ambientet e Aeroportit të Vlorës për të rifilluar punimet, pas disa muajsh ndërprerjeje. Mirëpo përmes një postimi në rrjetet sociale, biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë me dije se gjendja në të cilën është gjetur kantieri është shqetësuese. Sipas tij, gjatë inspektimit janë konstatuar dëmtime në një sërë pajisjesh dhe infrastrukturash të rëndësishme të terminalit, përfshirë monitorët informues, dyert automatike, panelet, sinjalistikën, kuadrot elektrike, gjeneratorët dhe pajisje të tjera teknike. Po ashtu, sipas tij mungojnë edhe vegla pune, materiale dhe pajisje në pronësi të kompanisë dhe nënkontraktorëve. “Megjithatë, ajo që u konstatua gjatë inspektimit të objektit është tronditëse, e dhimbshme dhe krejtësisht e papranueshme. Një vepër e...
Burimi:
ntv.al