Blindohet parlamenti! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor para nisjes së protestës
Një tjetër protestë është paralajmëruar të zhvillohet këtë të hënë përpara godinës së Parlamentit. Në pritje të tubimit, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke rrethuar perimetrin përreth Parlamentit dhe duke angazhuar forca të shumta për mbarëvajtjen e rendit publik. Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe FNSH. Qytetarët kanë dalë sot në protestë para Parlamentit, ndërkohë policia ka vendosur një perimetër më të gjerë se herët e tjera. Për pasojë, është bllokuar rruga përpara godinës së Kuvendit, ndërsa kalimi i qytetarëve në zonë është kufizuar. Masat vijnë pas incidenteve...
Burimi:
gijotina.com