Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri në orën 09:00 të kësaj të hëne, pala greke ka ndërprerë përkohësisht punën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe qytetarëve. Megjithëse disa udhëtarë kanë kryer procedurat në pikën kufitare shqiptare dhe kanë dalë nga territori shqiptar, ata janë detyruar të presin hapjen e doganës greke për të vijuar udhëtimin drejt Greqisë. Protesta është organizuar nga sindikata e punonjësve të doganave greke, të cilët kërkojnë rritjen e numrit të punonjësve, përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesave, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për trajtimin e tyre në administratën publike. Sipas tyre, mungesa e stafit dhe...
Burimi:
ntv.al