“Pa garë, transparencë dhe meritokraci”/ Tabaku denoncon ndarjen e tenderëve klientelistë: 1 mld euro prokurime nën…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar mënyrën se si po menaxhohen prokurimet publike dhe koncesionet në Shqipëri, duke e cilësuar modelin aktual ekonomik si një sistem që shpërndan pasurinë publike në duart e një pakice, pa garë, pa transparencë dhe pa meritokraci. Në një reagim publik, Tabaku deklaroi se sot në Shqipëri janë tenderuar rreth 2.2 miliardë euro në koncesione, ndërsa rreth 1 miliard euro prej tyre janë nën hetim zyrtar për korrupsion. Sipas saj, një pjesë e madhe e këtyre projekteve kanë kaluar përmes ligjeve speciale në Parlament, duke shmangur konkurrencën normale dhe standardet që kërkon një ekonomi e lirë. Deputetja e PD theksoi se situata në prokurimet publike mbetet alarmante, pasi “1 në 2 tendera jepen pa garë”, ndërsa edhe në...
Burimi:
sot.com.al