“Osmani” shpallet investitor strategjik në Shqipëri, aktorit turk i jepen 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë
Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i cili ka vjedhur zemrat e mijëra njerëzve me rolet e tij si “Osmani” dhe “Kemali” është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare pasi emri i tij është lakuar si investitor strategjik . Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave që po qarkullon gjerësisht në rrjet mësohet se qeveria shqiptare ka miratuar tranferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në qytetin e Vlorës, e cila do të vihet në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania” për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik të quajtur “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, ku do të ndërtohet një zonë e lirë ekonomike. Kompania në fjalë rezulton të jetë pronësi të Mehmet Faruk Burbul, pronar i korporatës ndërkombëtare gjigante “RAMS Global” me seli...
Burimi:
ntv.al