Opozita e denoncoi për blerje votash, GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun e Kuçovës, Lefter Maliqi

Opozita e denoncoi për blerje votash, GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun e Kuçovës, Lefter Maliqi

GJKKO kërkon pushimin e çështjes në lidhje me denoncimin e PD-së, për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sa i takon pretendimeve se ka vjedhur zgjedhjet. Lajmi u bë i ditur nga ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi. Ky i fundit pohoi se nuk ka besim te hetimet, edhe pse ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se Hajdari ka blerë vota. “Dje kam marrë njoftimin nga GJKKO, ku zonja Dorina Bejko kërkon pushimin e hetimit në gjykatë për krimin elektoral në KZAZ në Kuçovë, denoncim i bërë nga zonja Vokshi. Do e kundërshtoj këtë vendim, do kërkoj kthim te hetimi. Ky hetim është bërë nën ndikimin e oligarkisë. Provat janë të pakundërshtueshme. Kemi kapur administratorë të komunave në Kuçovë dhe punonjës të bashkisë,...