Operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, lirohen edhe dy prej të ndaluarve! Gjykata lë në burg Gëzim Bashllarin

Operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, lirohen edhe dy prej të ndaluarve! Gjykata lë në burg Gëzim Bashllarin

Dy persona të tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) janë liruar nga gjykata ditët e fundit, duke e çuar në 13 numrin e personave të lënë të lirë nga masa e arrestit me burg në këtë dosje. Inspektori i policisë, Robert Culli, i cili ndodhej në paraburgim prej 15 majit nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, është liruar me vendim të Gjykatës së Apelit. Kjo e fundit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke vendosur “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ndërkohë, Mirdar Koshi, i cili u vetëdorëzua më 15 korrik pasi akuzohet për “ndërtim të paligjshëm”, është lënë nga Gjykata e Sarandës në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Nga 14...