Operacionet vazhdojnë/ Nga Tirana në Dibër, 14 vatra zjarri mbeten aktive në vend

Operacionet vazhdojnë/ Nga Tirana në Dibër, 14 vatra zjarri mbeten aktive në vend

Situata e zjarreve mbetet problematike në disa zona të vendit, ndërsa 38 vatra janë raportuar vetëm gjatë së enjtes, sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes Aktualisht janë në ndjekje 18 vatra, prej të cilave 14 aktive, dy në monitorim dhe dy nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe qendrore të Mbrojtjes Civile. Vetëm Forcat e Armatosura kanë në terren 309 efektivë, 22 mjete, një autobot, tri ambulanca, nëntë mjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Në Tiranë, operacionet vijojnë në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe-Gurrë-Farkë-Lundër, me ndërhyrje nga toka dhe mbështetje ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krujë, zjarri në lagjen Abaze është vendosur nën kontroll pas ndërhyrjes së...