Operacion shpëtimi/ Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen, policia kufitare pranë Vlorës…

Operacion shpëtimi/ Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen, policia kufitare pranë Vlorës…

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në ujërat pranë Vlorës, ku Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 11 emigrantëve të paligjshëm. Ata po shoqërohen në Triport, pasi u shpëtuan nga Policia Kufitare e Vlorës, në grykëderdhje të Vjosës. Bëhet fjalë për 11 emigrantë me shtetësi të ndryshme.