Nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit, procedohen 16 protestues

Nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit, procedohen 16 protestues

Policia ka proceduar penalisht ditën e sotme 16 protestues, pasi nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se ata kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët, duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje. Njoftimi Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, nga strukturat e DVP Tiranë janë proceduar penalisht 16...