‘Nuk pranojmë më lojërat e vjetra të partive’, Progni: Rama do japë dorëheqjen! Është kërkesa kryesore e protestës
Eksperti i IT, Gent Progni, njëherësh një prej figurave më të përmendura të protestave masive që po vijojnë prej 20 ditësh në Tiranë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, i ftuar në programin e drekës në News24, ka folur mbi revoltën qytetare dhe hapat që duhen ndjekur për ndryshimin e situatës në vend. Progni deklaroi se qytetarëve u ka ardhur në majë të ballit dhe me të vërtetat që pretendojnë se kanë partitë politike dhe se njerëzit nuk pranojnë më metodat e vjetra të rrotacionit politik ku politikanët ndryshojnë por bashkëpunojnë po njësoj. Duke u ndalur te organizimi i protestës, eksperti i IT sqaroi se në shesh janë të pranishme të gjitha rrymat dhe se mikrofoni është i hapur për çdo qytetar që dëshiron...
Burimi:
sot.com.al