“Nuk më pëlqeu…”/ Përplasjet me Ramën, a duhet të përjashtohet Elisa Spiropali nga PS? Ja si përgjigjet Braçe

“Nuk më pëlqeu…”/ Përplasjet me Ramën, a duhet të përjashtohet Elisa Spiropali nga PS? Ja si përgjigjet Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar debatin brenda PS-së dhe reagimin publik të Elisa Spiropalit ndaj kryeministrit Rama, i cili e ka paralajmëruar se do e përjashtojë nga PS për reagimet e saj “kritike” ndaj partisë. I ftuar në nje studio televizive, Braçe tregoi se mbledhja e zhvilluar në PS ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa diskutimi për Spiropalin ka zënë vetëm pak minuta, por refuzoi të zbulojë detaje nga debati mes saj dhe Ramës, duke thënë se “gjërat e shtëpisë nuk nxirren në publik”. I pyetur nëse Elisa Spiropali duhet të përjashtohet nga PS, Braçe u përgjigj prerazi, “Jo!” “Unë mendoj se PS e ka kaluar fazën kur mund të përjashtojë njerëz për mendime ndryshe”, tha ai, ndërsa komentoi edhe reagimin e...