“Nuk ka as censurë, dhe as bunker që fsheh të vërtetën”/ Meta zbardh kërkesën për GJKKO: Dërgoni letër-porosi në SHBA

“Nuk ka as censurë, dhe as bunker që fsheh të vërtetën”/ Meta zbardh kërkesën për GJKKO: Dërgoni letër-porosi në SHBA

Dje në seancën e gjykimit në themel në GJKKO paraqita përveç kërkesave të tjera, kërkesën e posaçme që GJKKO t’i dërgojë drejtpërdrejt letër-porosi Departamentit të Drejtësisë në SHBA për të shteruar përfundimisht edhe historinë e lobimit LSI-GSIS, sipas marrëveshjes së 3 shkurtit 2016 të depozituar pranë autoriteteve përkatëse në SHBA dhe Shqipëri (bashkëlidhur). Të gjitha këto pyetje të hartuara vetëm në bazë të ligjit dhe të përmbajtjes shumë precize të vetë kontratës, të cilat duhet të kishin marrë përgjigje prej kohësh nga hetimi 4-vjeçar i Prokurorisë, dëshmojnë vullnetin tim të palëkundur në zbardhjen totale të kësaj çështjeje, e cila është iniciuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigal gjithashtu. Po kështu, kam shprehur vullnetin tim të plotë që edhe prokurorët dhe pa diskutim edhe vetë gjykata,...