Një tjetër ministër i Ramës pritet të merret i pandehur, çfarë kanë zbuluar agjentët e BKH në telefonin dhe laptopin…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përgatitet të godasë sërish në nivelet më të larta të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Emri i radhës që po shkon drejt bankës së të akuzuarve dyshohet se është ai i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili mori detyrën në mars të këtij viti. Burime bëjnë me dije se pozita e tij ligjore është rënduar në mënyrë të pakthyeshme dhe marrja zyrtarisht i pandehur është çështje kohe. Ky zhvillim vjen pas një operacioni të imtësishëm të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë zbritur në terren në tetor të vitit të kaluar duke sekuestruar pajisjet elektronike personale ndaj Karakaçit në kohën kur ishte administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,...
Burimi:
sot.com.al