Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë 6.4 milionë euro që synon modernizimin e sistemit penitenciar në vend. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm në vijimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e kushteve në sistemin e vuajtjes së dënimit. Sipas ministrit Gogu, objekti i ri do të ndërtohet në territorin e ish-batalioneve ushtarake dhe do të ketë një kapacitet për 150 persona të privuar nga liria. Ai shtoi se institucioni do të ndihmojë gjithashtu në akomodimin e rreth 40 shtetasve të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri, duke i afruar më pranë...