Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës, investim prej 6.4 milionë eurosh! Gogu: Reforma në drejtësi nuk përfundon…
Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë 6.4 milionë euro që synon modernizimin e sistemit penitenciar në vend. Në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm në vijimin e reformës në drejtësi. Ministri Gogu tha se objekti i ri do të ndërtohet në territorin e ish-batalioneve ushtarake dhe do të ketë kapacitet për 150 persona të privuar nga liria. Institucioni do të lehtësojë gjithashtu akomodimin e rreth 40 shtetasve të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri. Projekti parashikon edhe krijimin e rreth 140 vendeve të reja të punës për komunitetin lokal. Gjatë fjalës së tij, ministri Gogu u...
Burimi:
sot.com.al