Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, në zonën e Lozhanit. Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër. Po ashtu, raportohet se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Hetimet vijojnë. Top Channel