Ngjarje e rëndë në Fier! Burri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, merr peng ish-bashkëshorten e tij

Ngjarje e rëndë në Fier! Burri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, merr peng ish-bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vidhisht të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng bashkëshorten. Sipas Policisë, 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plala, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Roskovec/Informacion paraprak...