Nga votimi te monitorimi/ Si do ta ndjekë Brukseli çështjen e Vjosë-Nartës?

Nga votimi te monitorimi/ Si do ta ndjekë Brukseli çështjen e Vjosë-Nartës?

Miratimi i raportit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, i cili përfshin edhe amendamentin për zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, ka hapur diskutime mbi atë se çfarë pasojash konkrete mund të sjellë ky votim për projektet e planifikuara në zonat e mbrojtura. Amendamenti i miratuar nga eurodeputetët shpreh shqetësim serioz për zhvillimet në Vjosë-Nartë, kërkon një moratorium për lejet dhe ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura dhe nënvizon se çdo projekt duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë, sipas burimeve të Albanian Post pranë Parlamentit Evropian, raporti dhe amendamentet e tij nuk prodhojnë automatikisht pasoja ligjore për autoritetet shqiptare. “Rezolutat e Parlamentit Evropian në fushën e zgjerimit kanë karakter këshillimor. Parlamenti nuk ka kompetenca vendimmarrëse gjatë...