Nga protesta në qeveri/ Kordinatorët e protestës duan “tryezë popullore me 200 përfaqësues”: Sheshi është i të gjithëve, s’duam të uzurpohet prej klasës së vjetër politike

Nga protesta në qeveri/ Kordinatorët e protestës duan “tryezë popullore me 200 përfaqësues”: Sheshi është i të gjithëve, s’duam të uzurpohet prej klasës së vjetër politike

Luciana Kokaj që ka nisur aktivizmin në mbrojtje të pronës në Rrjoll dhe Edviol Kullurin për tokat në Dukat i ka bashkuar në Tiranë grupi nismëtar i protestës Flamingo. “Unë jam 32 vjeçe, kam një djalë të vogël dhe punoj web developer freelancer, prej 4 muajsh kam stopuar çdo gjë. Në përballje me policinë dhe rojat private në Rrjoll, u ndjeva unë e tërhequr zvarrë nga video në Zvërnec. Nisi spontanisht me kërkesën për të dalë para drejtorisë së policisë dhe çdo gjë është e qytetarëve“, tha Luçiana Kokaj-aktiviste. “Jemi diku 30-70 veta aktiv por edhe të tjerë më pak aktivë, por ky është shpërthim i popullit me kauza të ndryshme nga krahina të ndryshme”, tha Edviol Kulluri-aktivist. Në javën e dytë të reagimit qytetar,...