NGA MUSA KURTULAJ – Ti heqësh Shkodrës Velipojën dhe Thethin do të thotë ti presësh këmbët dhe kokën!
Projekti i reformës territoriale të PD-së, i prezantuar të premtën e 31 korrikut nga Luçiano Boçi, parashikon që Bashkisë Shkoder ti hiqen Thethi dhe Velipoja për të shtuar edhe 3 bashki të tjera! Shumë i çuditshëm ky projekt pasi nëse i heqë Shkodres Thethin turistik dhe Velipojen turistike atëherë ia ke asgjësuar asaj potencialet e zhvillimit turistik të dhe në të njëjten kohë edhe minimizuar kapacitetin e infrastrukturës turistike që kanë sot këto dy zona turistike të nivelit nderkombëtar!Përfshirja në reformën territoriale të vitit 2015 e Thethit dhe Velipojës në Bashkinë Shkoder, koha tregoi se ka qënë gjetja më e drejtë dhe efikase e kësaj reforme në shkallë kombëtare! Këto vite shënuan një bum të zhvillimit turistik në Velipojë e Thethë dhe ky bum është...
Burimi:
sarandanews.com