NGA MUSA KURTULAJ – “Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhen qytetarinë e jo urrejtjen!
– Mentalitetet e shpellës nuk e ndalin dot zhvillimin –Ka një dallim të madh mes debatit politik dhe linçimit të njerëzve të thjeshtë. Ajo që ndodhi pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me banorët e Thethit e kaloi çdo kufi të etikës dhe arsyes.Në vend që të respektohej e drejta e banorëve për të dëgjuar, për të pyetur dhe për t’u sqaruar mbi Paketën e Maleve, rrjetet sociale u mbushën me sharje, fyerje dhe akuza absurde. Disa arritën deri aty sa të shkruanin se “nuk paska burra Thethi”, vetëm pse banorët pranuan të takonin Kryeministrin. Ky nuk është qëndrim politik; ky është një mentalitet që i përket shekujve të errët, jo një shoqërie demokratike.Le ta themi qartë: Thethit dhe ndonjë zone tjetër nuk ia shembi...
Burimi:
sarandanews.com