NGA LUTFI DERVISHI – Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit…
Imagjinoni për një moment sikur Dritan Goxhaj të ishte ish-drejtor i AKSHI-t me akuzën për “organizatë kriminale”. Ose sikur të ishte ideatori i inceneratorëve që, tamam si legjendat, përmenden pa fund, por askush nuk i ka parë. Ose sikur t’i gjendeshin në telefon biseda të tipit: “Këtë tenderin e merr X.” Ose t’i dilnin nja 500 mijë euro në oxhakun e shtëpisë. Ose nja 3 milionë euro në bagazhin e një Toyota Yaris, të sistemuara aq bukur sa makina të mos kishte nevojë as për amortizatorë. Ose të dilte në përgjimet e Sky ECC duke porositur vrasje me të njëjtën lehtësi me të cilën porositet një makiato në Bllok. Ose të shpallej investitor strategjik dhe të ndërtonte mbi ndonjë “pikë të vockël” në ndonjë zonë...
Burimi:
sarandanews.com