Nga ish-kryeprokurorja Arta Marku te prokurori i “hekurt” i SPAK dhe “makthi” i call center-ave, kush janë 5…

Nga ish-kryeprokurorja Arta Marku te prokurori i “hekurt” i SPAK dhe “makthi” i call center-ave, kush janë 5…

Ka përfunduar zyrtarisht afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka bërë të ditur emrat e pesë prokurorëve që kanë paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e organit qendror të akuzës, duke synuar të pasojnë në detyrë Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Sipas listës së publikuar pas mbylljes së procedurës së aplikimit, në garë janë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnikaj. Me përfundimin e fazës së aplikimeve, procesi hyn tashmë në etapën e verifikimit të dokumentacionit dhe të vlerësimit profesional të kandidatëve, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin për sistemin e drejtësisë. Në përfundim të procedurës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë me hapat e mëtejshëm për përzgjedhjen e kandidatit...