Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
Meteorologia Lajda Porja në një emision televiziv bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita e fundit për sa i përket të nxehtit afrikan. Meteorologia u shpreh gjithashtu se këtë javë territori shqiptar do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm dhe temperatura drejt rënies. Sakaq, sipas saj, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim, do të jetë mot mjaft i freskët, i cili do të zgjasë edhe gjatë fundjavës. “Sot do të jetë edhe dita e fundit ku do të kemi këtë valën e nxehtë afrikane. Presim temperatura shumë të larta edhe gjatë ditës së sotme, 39-40 gradë do të jenë pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Megjithatë, kjo valë e nxehtë afrikane tashmë...
Burimi:
sot.com.al