Nga Antikonformizmi te Konformizmi: Nder pa Kuptim, Pushtet pa Kufij
Nga Evarist Beqiri Giovanni Sartori shkruante se demokracia nuk na garanton që populli të ketë gjithmonë të drejtë. Demokraci na garanton diçka edhe më të rëndësishme: të drejtën e qytetarëve për të gabuar. Por ai paralajmëronte se kur gabimi përsëritet dhe ushqehet nga propaganda, demagogjia dhe degradimi i debatit publik, atëherë vetë demokracia hyn në krizë. Demokracia nuk mbijeton vetëm me votime. Ajo mbijeton me qytetarë të informuar. Sa më i madh pushteti që u jepet qytetarëve, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia për ta mbrojtur dijen, arsimin dhe mendimin kritik. Përndryshe, propaganda zë vendin e argumentit dhe konformizmi zë vendin e lirisë. Shqipëria po jeton pikërisht një moment të tillë. Ky që kemi na u shfaq në politikë si antikonformist. Ai premtoi...
Burimi:
ntv.al