Nesër seanca e fundit, qytetarët sërish përballje para Kuvendit, protestë kundër klasës politike
Një tjetër protestë qytetare është thirrur këtë të hënë, më 27 korrik, përpara Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët. Organizatorët kanë bërë thirrje për tubim nesër në orën 8:30, për të shprehur pakënaqësinë ndaj Kuvendit dhe klasës politike, duke e cilësuar institucionin si të shkëputur nga interesat e qytetarëve. Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë pritet një plan i posaçëm masash nga Policia e Shtetit. Pritet që e gjithë zona përreth Parlamentit të jetë një shtetrrethim i vërtetë nga forca të shumta policore, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, barriera metalike, autobotat me ujë, me synimin për të penguar çdo tentativë për depërtim të protestuesve drejt godinës së Kuvendit.Protesta e fundit e 23 Korrikut u shoqërua...
Burimi:
sot.com.al