Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

Edi Rama ka këmbëngulur sot se Narta nuk e ka humbur statusin e zonës së mbrojtur me ndryshimet e vitit 2024, duke ngritur pikëpyetje se pse kryeministri po justifikon sot një ligj të miratuar dy vite më parë, pikërisht kur projekti i Zvërnecit dhe pronarët e tokave janë në qendër të hetimeve. Për çdo ditë, në dy javët e fundit, Edi Rama ka bërë të pamundurën që të projektojë tek njerëzit përreth, imazhin e një lideri që nuk lëkundet përballë stuhisë. Ai ka zgjedhur të mos tregojë asnjë shenjë pasigurie përballë protestës më të madhe që ka parë vendi në dekada, duke iu kundërvënë protestuesve me një gjuhë gjithnjë e më të ashpër. I është hakërryer si një i xhindosur masës së njerëzve që marshojnë...