Nëna në burg me foshnjen 11 muajshe/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Respektuam ligjin

Nëna në burg me foshnjen 11 muajshe/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Respektuam ligjin

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas interesimit publik për rastin e 34-vjeçares që po vuan dënimin në IEVP Pojskë, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe. Institucioni thotë se gjithçka është bërë në zbatim të ligjit dhe se foshnja është akomoduar në ambiente të posaçme, ndërsa për nënën dhe fëmijën është hartuar një plan i individualizuar përkujdesjeje. Deklarata e plotë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve: “Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës, në IEVP Pojskë është akomoduar e dënuara me inicialet D. S., e dënuar me 2 (dy) muaj burgim, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe. Gjatë procedurave të pranimit në institucion, shtetasja...