Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Astir djali i Petrit Çakrrit!

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Astir djali i Petrit Çakrrit!

Policia arrestoi në zonën e Astirit, në Tiranë, Siciljan Çakrajn, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Sipas të dhënave të bëra publike për operacionin, Çakraj dyshohet për një vepër penale të lidhur me drogën. Siciljan Çakraj është djali i Petrit Çakraj, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, së bashku me vëllezërit Bushgjoka. Pas arrestimit, Siciljan Çakraj pritet të dalë më 15 gusht para Gjykatës së Tiranës. Gjykata do të zhvillojë seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Po kush është Petrit Çakrri? Petrit Çakrri, i cili sipas raportimit ka ndryshuar më pas mbiemrin në Hoxha, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare që prej viteve ’90. Ai ka qenë dëshmitar okular në vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem...