‘Ne ju freskojmë me ujë, ju mos ndizni zjarre’, zjarrfikësit ‘pakt’ me qytetarët e Gramshit
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një pamje të veçantë në qytetin e Gramshit, ku zjarrfikësit kanë dalë në ndihmë të qytetarëve duke freskuar rrugët dhe hapësirat publike me ujë. Qendra e qytetit u kthye për pak momente në një vend argëtimi për fëmijët, të cilët iu gëzuan ujit të hedhur nga mjetet zjarrfikëse për të përballuar vapën e fortë. Nisma është ndërmarrë nga ekipet e zjarrfikësve në disa qytete të vendit, me qëllim uljen e temperaturave në zonat urbane gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme. Përveç freskimit, zjarrfikësit kanë përcjellë edhe një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët, në një periudhë kur rreziku nga zjarret është rritur: “Ne ju freskojmë me ujë, ju mos ndizni zjarre.” Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë...
Burimi:
sot.com.al