Në disa zona priten reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në disa zona do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash, pa sjellë reshje. Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e paradites do të dominohen nga moti i qëndrueshëm dhe intervalet me diell, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 19 gradë Celsius në vlerat minimale deri në 29 gradë Celsius në maksimum. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti parashikohet të jetë i qetë deri pak i trazuar përgjatë vijës bregdetare.
Burimi:
sot.com.al