“Në 2025-ën u përgjuan 1642 persona”, Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme: Dosjet e korrupsionit në rënie!
Vetëm gjatë vitit 2025, nga prokuroritë e rretheve u përgjuan 1642 persona në 356 hetime të ndryshme. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend Prokuroria e Përgjithshme thotë se pjesa dërrmuese e përgjimeve, 822 u lejuan me vendim gjykate, ndërsa 406 janë kryer me urdhër prokurori. Përgjimet siguruan prova për të çuar në arrestimin e 236 personave të dyshuar për krime të rënda, deri edhe në korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash apo trafik droge. Numri më i madh i të përgjuarve është mes trafikantëve të drogës, me 29%, dhe pasohen nga krimet kundër personit me 23% apo korrupsioni me 14%. Sa i përket korrupsionit, Prokuroria e Përgjithshme thotë se rastet e hetuara nga prokuroritë e rretheve kanë pësuar një rënie në vitin 2025, krahasuar me...
Burimi:
sot.com.al