Ndihmoi dy autorët në vendosjen e tritolit në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari. I gjenden armë dhe municion
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës si i dyshuar për përfshirje në atentatin me lëndë plasëse ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në zonën e Urës së Vrinës në Sarandë. I riu dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të shpallur më herët në kërkim, për vendosjen e eksplozivit në automjetin e viktimës së synuar. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit u sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që mbahej pa leje. NJOFTIMI – Sarandë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje të një...
Burimi:
top-channel.tv