Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët shkrumbuan tokën e fqinjit, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë
Një vatër zjarri e ndezur për shkak të pakujdesisë ka përfunduar me arrestimin e një personi, dëme të mëdha materiale dhe plagosjen e një shtetasi në fshatin Lumth të Lushnjës. Sipas informacionit zyrtar nga policia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në këtë fshat. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit si pasojë e përhapjes së shpejtë. Zjarri ka depërtuar në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga flakët janë shkrumbuar plotësisht një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio, si dhe baza ushqimore që pronari kishte grumbulluar për...
Burimi:
sot.com.al