Ndërron jetë 17-vjeçari i cili u plagos aksidentalisht me armë zjarri nga shoku, që prej së dielës ndodhej në spital
17-vjeçari i cili u plagos nga shoku i tij me armë zjarri ka ndërruar jetë, teksa që prej së dielës ndodhej në spital në gjendje kritike. I mituri u qëllua me armë aksidentalisht nga shoku i tij, 19-vjeçari me iniciale R. S., tashmë i arrestuar së bashku me dy shokë të tjerë. Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit që 19-vjeçari e posedonte pa leje. “Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i...
Burimi:
top-channel.tv