Ndarja e dosjes “Toyota Yaris”, një fraksion shkon për gjykim, “Kutia e Pandorës” me akuzat e rënda për…
Dosja “Toyota Yaris” është ndarë në fraksione. Teksa një copëz e dosjes po shkon drejt gjyqit, pjesa tjetër, ajo që lidhet me përfshirjen e politikës në këtë skandal dhe hetimet e prokurorëve belgë, vazhdon të qëndrojë si një “Kuti e Pandorës” e pahapur. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi dje kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur si “Toyota Yaris”, ku të pandehur janë ish-hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Eriona Daupaj, dhe Astrit Vladi. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur më 3 prill 2025 kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 26 të vitit 2024 në ngarkim të dy të pandehurve. Në...
Burimi:
sot.com.al