Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndalimin e tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, në pikën kufitare të Qafë Thanës. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha e cilësoi ngjarjen një “akt antishqiptar të paprecedent që nga diktatura e Enver Hoxhës” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar ndalimin e deputetëve. Sipas tij, në pikën kufitare të Qafë Thanës janë ndaluar deputetët Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani, ky i fundit edhe zëvendëssekretar i përgjithshëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Berisha theksoi se ata udhëtonin me pasaporta diplomatike. Kreu i PD-së tha se deputetët janë trajtuar “sikur të ishin terroristë” dhe jo përfaqësues të shqiptarëve në vendin fqinj. Ai e lidhi ndalimin me situatën politike...
Burimi:
sot.com.al