Muzika e lartë i kushton shtrenjtë lokalit në Velipojë, gjobë 200 mijë lekë për zhurmën

Muzika e lartë i kushton shtrenjtë lokalit në Velipojë, gjobë 200 mijë lekë për zhurmën

Një subjekt në zonën turistike të Velipojës është ndëshkuar me 200 mijë lekë të rinj gjobë pasi gjatë kontrolleve të Policisë është konstatuar se gjeneronte muzikë mbi nivelin e lejuar të zhurmës. Sipas Policisë së Shkodrës, masa administrative është vendosur ndaj administratores së lokalit, E. Gj., 23 vjeçe, pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në kuadër të kontrolleve për respektimin e rregullave gjatë sezonit veror dhe parandalimin e ndotjes akustike. Efektivët e policisë kanë përdorur pajisje të posaçme matëse për të kontrolluar nivelin e zhurmës në ambiente të ndryshme, si të hapura ashtu edhe të mbyllura, në zonat turistike. Nga matjet e kryera ka rezultuar se një prej lokaleve tejkalonte kufijtë e përcaktuar ligjërisht për zhurmën, duke sjellë vendosjen e...