Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Një kontratë publike me vlerë rreth 48.8 milionë lekë me TVSH për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Staravec-Shimcan-Zimur në Dibër vijon të ngrejë pikëpyetje, pasi edhe pse kanë kaluar pothuajse 9 vite nga lidhja e kontratës, investimi ende nuk është përfunduar. Sipas të dhënave të prokurimit publik, në vitin 2017 Bashkia Dibër zhvilloi procedurën për objektin “Sistemim asfaltim rruga Staravec-Shimcan-Zimur”, me fond limit 41.250.000 lekë pa TVSH. Në garë mori pjesë vetëm një operator ekonomik, kompania “SELAMI” sh.p.k, e administruar nga Musa Selami, e cila u shpall fituese më 19 maj 2017. Oferta fituese ishte 40.676.020 lekë pa TVSH, ndërsa kontrata e lidhur me Bashkinë Dibër kishte vlerë totale 48.811.224 lekë me TVSH. Marrëveshja u firmos më 8 qershor 2017, me një afat zbatimi prej...
Burimi:
gijotina.com