Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

Ergys Agasi, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHIT, u arrestua ditën e djeshme,  në Durrës. Agasi ishte shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t. Forcat Operacionale i kanë vënë prangat në zonën e Plepave, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet. Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Pas arrestimit, Agasi u dërgua Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për rreth 3 orë. Ndërkohë gjatë mesnatës është transferuar në Bllokun e Sigurisë, pranë...