“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve

“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve

53-vjeçari shqiptar, Bujar Meço, banues në Rodopi të Greqisë, ka pranuar se ka vrarë bashkëshorten e tij 44-vjeçare. Sipas ekspertizës mjekoligjore, gruaja humbi jetën pas një goditjeje të vetme me thikë në qafë. Pas krimit, 53-vjeçari tentoi t’i japë fund jetës dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Pas daljes nga spitali, pritet të dërgohet para prokurorit. Sipas informacioneve të mediave greke, pas arrestimit ai ka pranuar autorësinë dhe ka pretenduar se “i janë errësuar sytë” dhe se ka sulmuar bashkëshorten në një moment nervozizmi. Për ngjarjen kanë dhënë dëshmi edhe fëmijët e çiftit. Sipas ekspertizës mjekoligjore, goditja në pjesën e qafës ishte e thellë. Tehu i thikës ka depërtuar deri në mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar hemorragji të rëndë të brendshme dhe të jashtme....